“Kjo mrekulli quhet Shqipëri, po ta ul pak kamerën, këta janë shqiptarët” (VIDEO)

“Kjo mrekulli quhet Shqipëri, po ta ul pak kamerën, këta janë shqiptarët”. Janë këto fjalët që dëshmojnë qartë sensin shkatërrues të shqiptarëve ndaj natyrës. Shqiptarët janë aty kur bukuritë natyrore mbulohen nga mbeturina të hedhura kuturu. Videoja në Ulëz e tregon më qartë.
Mbeturinat në Shqipëri i has ngado, në fotografi kujdeset që të mos i nxjerrë askush, por ato vijojnë aty. Luftojnë me vitet.
Shqipëria nuk ka gojë të flasë, ne i hedhim mbetje kurse ajo na përgjigjet me lule. Ne i presim pemët, ato mbijnë sërish. Natyra nuk hakmerret, pret që të rikthehemi drejt saj, të jemi njerëz.






