Konsipol ‘54, zbulohen udhëzimet e CIA për agjentët
Dokument i Shërbimit amerikan për misionin “E premtja”
Memorizim për të gjitha instruksionet operacionale, komunikimi nëpërmjet kutive postare sekrete.
Udhëzimet e përgjithshme nga CIA se si agjentët të përballojnë komunistët në kufi.
“Dështuat, nëse qëlloni komunistët”
Trajnimi për agjentët, se ç’duhet të thonë në rast dekonspirimi.
Konispol,
qershor, viti 1954. Dokumentet dhe materialet që publikojmë sot janë
pjesë e dosjes operacionale të misioneve të CIA-s në këtë zonë, ku
zbulohen udhëzimet e përgjithshme për agjentët sekretë të infiltruar në
kufirin e Jugut të Shqipërisë, me qëllim realizimin e misionit “E
Premtja”. Operacionet e Shërbimit të Fshehtë Amerikan për përmbysjen e
regjimit komunist në Shqipëri, ashtu siç zbardhet edhe nga ky dokument,
konfirmojnë njëkohësisht ndihmën e Zbulimit grek, që kishin baza në
Konispol. Aty vepronin disa agjentë besnikë të amerikanëve, që nëpërmjet
një rrjeti sekret të “kutive të fshehta” merrnin ilegalisht të dhëna
ushtarake dhe politike nga Tirana dhe i përcillnin në Athinë. Në vijim
të publikimeve të mëparshme, sot vijnë të tjera dëshmi për agjentët që
operonin në Konispol dhe misionet e tyre klandestine. Agjentët e
misionit “E premtja”, pasi janë trajnuar nga ana ushtarake e
psikologjike, kanë marrë edhe udhëzime se si të përballojnë komunistët,
në rast se do të ndeshen në kufi. Po ashtu, agjentët udhëzohen se çfarë
të marrin me vete e çfarë jo, si të ushqehen, si të sillen gjatë ditës e
gjatë natës, e deri në detaje vulgare, por shumë të rëndësishme për
realizimin e misionit – fshehja e çdo gjurme ekzistence, përfshirë edhe
groposjen e jashtëqitjeve. Agjentëve u përsëritet disa herë që mos të
qëllojnë me armë ndaj komunistëve, përveç rasteve kur përballen për jetë
a vdekje… Dosja operacionale e misioneve të CIA-s në zonën e
Konispolit është një prej dosjeve voluminoze më interesante që ndodhet
në Arkivin e deklasifikuar amerikan mbi Shqipërinë e viteve ‘50. Në të
hidhet dritë për disa figura dhe ngjarje nga më të njohurat në historinë
50-vjeçare të Shqipërisë komuniste. Megjithatë, duhet theksuar se në
disa dokumente tashmë të deklasifikuara, Agjencia Qendrore e Zbulimit
Amerikan pranon se dosjet e operacioneve klandestine kundër Shqipërisë
janë asgjësuar në pjesën më të madhe të tyre. Për këtë arsye, zbulimi i
dokumentacionit të mbetur është shumë i rëndësishëm për të kuptuar disa
prej mistereve të historisë komuniste, si dënimi i një sërë figurash
qendrore dhe lokale të ardhura nga zona e Çamërisë. Shumëkush që njihet
me këto të dhëna, me të drejtë i përqas ato me historinë e grupit të
çamëve të dënuar me një proces të bujshëm në vitin 1961. Aktualisht,
studiuesit që janë marrë me këtë histori, kanë pranuar njëzëri se
procesi kundër tyre ka qenë i montuar. Deri më sot, askush nuk ka mundur
të hedhë poshtë këto pohime dhe duhet thënë që opinioni publik ka
pranuar në fakt se dënimi i disa ish-partizanëve dhe komunistëve nga
Konispoli ka qenë plotësisht një vepër e Sigurimit të Shtetit. Dënimi i
funksionarëve çamë është parë gjithmonë si një goditje e këtij
komuniteti nga ana e Enver Hoxhës. Dokumenti që kemi botuar dhe që po
botojmë aktualisht, nuk jep mundësi për të identifikuar emrat e saktë të
agjentëve që hynin nga Greqia për në Konispol, por ngjarjet dhe koha e
përshkruar duket se i lidh ata me grupin e Konispolit.
TOP SEKRET
REE’s SGAA 10182 KAPOK 2619, 24 Maj 1954
Për: Chief, SE Attn:
Nga: C
Subjekti: OBOPUS
DATE 16 qershor 1954
Udhëzimet dhe pajisjet e grupit “E premtja”, faza I
Kërkohet leje veprimi nga qendra
Më
poshtë po ju dërgojmë një dokument sqarues mbi udhëzimet për misionin
“E premtja”, si dhe listën e pajisjeve të tyre. Këto udhëzime i janë
dhënë grupit nga… (emri i fshirë), më 15 e 16 maj dhe janë kopjuar saktë
nga të gjithë anëtarët e grupit. Ata u instruktuan që ta memorizojnë
substancën e udhëzimeve përgjatë javës në vazhdim. Të hënën, më 24 maj,
…(emri i fshirë) e përsëriti të gjithë udhëzimin dhe …(emri i fshirë)
bënte përkthimin.
Dokumenti është ndarë në katër pjesë.
Pjesa e parë përbëhet nga instruksionet operacionale për të gjithë grupin.
Pjesa II përbën të dhënat operacionale.
Pjesa III jep detajet Operacionale.
Pjesa IV jep detajet e inteligjencës, të cilat i janë dhënë vetëm RNDOLLAR.
Gjithashtu,
grupi u pyet mbi teknikat e marshimit natën, teknikat e mbrojtjes,
planet e fshehjes gjatë ditës, si dhe bërjen e rojës gjatë operacionit.
RNDOLLAR demonstroi njohuri shumë të mira për të gjitha këto detaje dhe
duket se ka menduar gjatë për të gjitha këto.
Pas udhëzimeve, u
krye një rikontroll mbi pajisjet dhe armatimet, si dhe për gjendjen e
tyre sterile. Agjentët ishin të veshur me veshje operacionale dhe me
pajisje e armatime personale. Me përjashtim të sasisë së madhe të
municioneve që insistuan të merrnin me vete, siç e shikoni nga lista,
ata udhëtojnë sa më lehtë që të jetë e mundur. Armatimet janë lyer me
ngjyrë jeshile të errët, me përjashtim të shulave dhe janë fërkuar me
graso që të mos reflektojnë në diell.
Edhe pse ne shpresojmë që ky dokument të jetë qartësisht sqarues, disa komente mund të jenë të dobishme.
Referuar
pjesës III të këtij dokumenti, RNDOLLAR e propozoi vetë metodën e
afrimit te vendi i objektivit. Nëse do ta përdorë këtë mënyrë, apo jo,
kjo mbetet për t’u parë. Mënyra mekanike e përdorimit të kutive postare u
trajnua disa herë nga grupi, me shpresën se ata e kanë kuptuar
konceptin. Ata performuan këtë ushtrim pa asnjë gabim. RNDOLLAR mendon
se pas kontaktit me agjentin kryesor, t’i mësohen të gjitha këto mënyra
komunikimi, do ta stërmundonte atë në këtë fazë të parë të misionit.
Megjithëse ne e kishim planifikuar ta përfshinim këtë mundësi në fazën e
parë, përsëri menduam të tërhiqeshim nga ky plan me rekomandimin e
kryetarit të grupit. Ai e di më mirë se ne kapacitetin e vëllait të tij.
Për sa i përket paragrafit 12, pika f, mbi udhëzimet e
agjentit, ne shpresojmë se KUBARK (emri i koduar i CIA-s) do të jetë në
pozicion të mirë për të monitoruar trafikun ndërkombëtar të telegrameve,
me origjinë Shqipërinë, të seleksionuara nga agjenti ynë, sipas
udhëzimeve të dokumentit (SGAA 9411, 9 prill 1954).
Për sa i
përket postës, ne shpresojmë se do të kemi mundësinë në USA për të
interceptuar postën që vjen në një adresë të caktuar në USA, nga një
adresë e caktuar në Shqipëri.
Për paragrafin 13 të pjesës së
III, RNDOLLAR iu dha opsioni për këtë çështje. Por, ne mendojmë se ai
nuk do të pranojë që t’i japë kapsulën në ndihmë të vëllait.
Firmosur (emri i fshirë)
Pjesa e Parë
Udhëzime të përgjithshme
Ne
nuk shpresojmë se çdo gjë në këto udhëzime është e re për ju. Qëllimi i
këtyre udhëzimeve është mënyra e organizimit të mendimeve tuaja drejt
qëllimit final, si dhe në theksimi i detajeve për të cilat të gjithë ne
kemi rënë dakord, që ju nuk duhet t’i harroni, në mënyrë që të keni
sukses. Dështimi në këtë lloj pune i atribuohet mosvëmendjes në detaje.
Miku
juaj më i mirë është errësira dhe heshtja. Ju do të infiltroheni në
errësirën e natës gjatë periudhës pa hënë, gjë që ju jep një avantazh të
madh. Shanse që ju të zbuloheni është fakti se komunistët duhet t’ju
kenë dëgjuar dhe jo t’ju kenë parë.
Prandaj ne ju sugjerojmë që të mos qëlloni dhe të mos tregoni pozicionet tuaja sa më gjatë të jetë e mundur.
Nëse ju mendoni se komunistët dinë mbi prezencën tuaj në zonë, duhet të ktheheni sa më shpejt të jetë e mundur në Greqi.
Nëse komunistët janë midis jush dhe kufirit, mundohuni t’i evitoni dhe jo t’i qëlloni duke çarë rrethimin.
Mbajeni
mend, ju do të shkatërroni çdo mundësi për sukses të këtij misioni,
nëse do t’i përdorni armët tuaja. Ju duhet t’i përdorni armët, vetëm si
mundësi e fundit për të mbrojtur veten tuaj. Do t’i përdorni ato vetëm
si mundësi e vetme për të mbrojtur jetën tuaj. Y.
Misioni ynë është shumë më i rëndësishëm, sesa gjuajtja me armë kundër komunistëve të panjohur dhe pa peshë.
Ju duhet të keni një disiplinë shumë të lartë përgjatë ditës. Duhet të lëvizni vetëm në raste të rëndësishme.
Përgjatë ditës duhet të fshiheni në mënyrë sa më të mirë për të mos u zbuluar.
Mos përdorni dylbi gjatë pasdites, kur dielli mund të reflektojë mbi to, mund të shikoheni nga fshatrat përqark.
Mos
pini duhan apo ndizni zjarre gjatë natës. Ju e keni parë përgjatë
stërvitjes, se edhe thëngjilli i një cigareje mund të duket si fanar nga
400 metra larg, natën në errësirë.
Kutitë e mishit, letra higjienike, jashtëqitjet tuaja, çdo gjë duhet të groposet. MOS LINI ASGJË PAS.
Do të keni maksimumin e energjisë, nëse hani në racione të vogla dhe shpesh.
Ne
rekomandojmë një kalim tjetër gjatë daljes jashtë kufirit dhe jo në atë
që përdoret për t’u futur në brendësi. Nëse komunistët e dinë se keni
kaluar kufirin, ata do të vendosin prita përgjatë kalimit.
Ne
nuk e kemi udhëzuar agjentët AIRBRM dhe AIRNAVE mbi qëllimet e këtij
misioni, pasi ata nuk kanë përse t’i dinë këto qëllime. Ne nuk fitojmë
asgjë, nëse ata dinë më shumë se ç’duhet.
Kjo nuk do të thotë se
ne nuk kemi besim tek ata, por është një nga principet e operacionit që
ju është mësuar gjatë trajnimeve.
Ju nuk duhet t’i kërkoni RNDOLLAR informacion për misionin dhe as ai nuk duhet të tregojë.
Nëse
ju do të kapeni, atëherë do të tregoni se jeni trajnuar te “Ferma”
(emër i koduar) dhe jeni transportuar me kamion te FROSINA, ku ju ka
marrë një kamion tjetër dhe ju ka sjellë në kufi.
Pavarësisht
mendimit tuaj personal për grekët, ju duhet të kuptoni se pa ndihmën e
tyre ky operacion nuk mund të jetë i suksesshëm. Ata na japin një ndihmë
të paçmuar në përgatitjen e këtyre operacioneve dhe ju duhet t’i
trajtoni ata me shumë respekt. Çdo problem me ta, si rezultat i fjalëve
apo i veprimeve tuaja, do të shkaktojë largimin tuaj nga operacioni.
Nga
tani dhe deri sa të hyni në kufirin shqiptar ju jeni nën komandën e
Linaughls. Atij duhet t’i bindeni pa asnjë kundërshtim. Ai do të jetë
një ndihmë e paçmuar për ju, pasi ai e njeh shumë mirë kufirin.
Pasi të largoheni prej këtu, AlRBREAD dhe AIKNAVE duhet të ndjekin komandën e RNDOLLAR.
Ekzistenca e juaj varet nga ajo, nëse ju do të veproni si një ekip i vetëm apo jo.
Ju
të gjithë e dini vendndodhjen e kutive postare sekrete. Duhet t’i
markoni (shënjoni) ato në mënyrë që të gjenden edhe pa ndihmën tuaj.
Duhet të jeni në gjendje që të na i përshkruani vendndodhjen e tyre pas
kthimit tuaj në bazë, veçmas nga njëri-tjetri.
Duhet të jeni
shumë të kujdesshëm dhe të mos e nënvlerësoni kundërshtarin. Ata janë
shumë të zgjuar dhe të trajnuar mirë. Ata kanë avantazhin që e njohin
terrenin shumë mirë dhe kontrollojnë zonën.
Ju do të largoheni nesër dhe do të udhëtoni me det. Duhet të qëndroni të fshehur në barkën tonë dhe duhet të keni shumë durim.
Misioni
juaj është i pari për këtë vit dhe shumë veta do ta vëzhgojnë atë më
shumë interes. Të gjithë në ndajmë më ju besimin në suksesin e këtij
misioni.
(Vijon)
Misioni “E premtja”
. RNDOLLAR dhe AIRBREAD u infiltruan në Shqipëri natën e 23 qershorit.
. RNDOLLAR kontaktoi, rekrutoi, si dhe instruktoi AIPI GEON natën e 24 qershorit.
. Dy personajanë të familjarizuar me objektivat e misionit: gruaja e AIPIGEON dhe AIRBRED
. Katër fëmijët e AIPIGEON kanë dijeni për prezencën e grupit përqark shtëpisë.
.
AIPIGEON ka shumë mundësi të provojë se nuk është agjenti kryesor
agresiv në rekrutime, por duket se ai mendon se të paktën rekrutimet
dhe instruksionet e agjentëve të kryhen nga gruaja e tij.
. Gruaja e AIPIGEON del se ka më shumë dëshirë për rekrutime dhe është më e aftë se i shoqi.
. Një vend për kutitë sekrete u vendos nga RNDOLLAR, AIRBRED e AIPIGEON më 25 qershor.
. Grupi “E Premtja” kaloi kufirin herët në mëngjes më 26 qershor.
. Është arritur të rekrutohet një rezident legal në një zonë kontakti me lidhje në Durrës dhe Tiranë.
.
AIPIGEON ka rënë dakord që të rekrutojë një apo më shumë nga vëllezërit
e tij në Tiranë dhe Durrës, në vjeshtën e këtij viti.
. RNDOLLAR e
ka provuar veten e tij si agjent i dedikuar dhe inteligjent, me maturi
përtej viteve të tij. Ka një mendje shumë të veçantë, si dhe një durim
të madh. Sigurisht që ne i pranojmë disa defekte të tij, por mendojmë se
një agjent i mirë nuk është detyrimisht një engjëll në shoqëri.
AURON TARE
TOP SEKRET
REE’s SGAA 10182 KAPOK 2619, 24 Maj 1954
Për: Chief, SE Attn:
Nga: C
Subjekti: OBOPUS
DATE 16 qershor 1954
Udhëzimet dhe pajisjet e grupit “E premtja”, faza I
Kërkohet leje veprimi nga qendra
Më
poshtë po ju dërgojmë një dokument sqarues mbi udhëzimet për misionin
“E premtja”, si dhe listën e pajisjeve të tyre. Këto udhëzime i janë
dhënë grupit nga… (emri i fshirë), më 15 e 16 maj dhe janë kopjuar saktë
nga të gjithë anëtarët e grupit. Ata u instruktuan që ta memorizojnë
substancën e udhëzimeve përgjatë javës në vazhdim. Të hënën, më 24 maj,
…(emri i fshirë) e përsëriti të gjithë udhëzimin dhe …(emri i fshirë)
bënte përkthimin.
Dokumenti është ndarë në katër pjesë.
Pjesa e parë përbëhet nga instruksionet operacionale për të gjithë grupin.
Pjesa II përbën të dhënat operacionale.
Pjesa III jep detajet Operacionale.
Pjesa IV jep detajet e inteligjencës, të cilat i janë dhënë vetëm RNDOLLAR.
Gjithashtu,
grupi u pyet mbi teknikat e marshimit natën, teknikat e mbrojtjes,
planet e fshehjes gjatë ditës, si dhe bërjen e rojës gjatë operacionit.
RNDOLLAR demonstroi njohuri shumë të mira për të gjitha këto detaje dhe
duket se ka menduar gjatë për të gjitha këto.
Pas udhëzimeve, u
krye një rikontroll mbi pajisjet dhe armatimet, si dhe për gjendjen e
tyre sterile. Agjentët ishin të veshur me veshje operacionale dhe me
pajisje e armatime personale. Me përjashtim të sasisë së madhe të
municioneve që insistuan të merrnin me vete, siç e shikoni nga lista,
ata udhëtojnë sa më lehtë që të jetë e mundur. Armatimet janë lyer me
ngjyrë jeshile të errët, me përjashtim të shulave dhe janë fërkuar me
graso që të mos reflektojnë në diell.
Edhe pse ne shpresojmë që ky dokument të jetë qartësisht sqarues, disa komente mund të jenë të dobishme.
Referuar
pjesës III të këtij dokumenti, RNDOLLAR e propozoi vetë metodën e
afrimit te vendi i objektivit. Nëse do ta përdorë këtë mënyrë, apo jo,
kjo mbetet për t’u parë. Mënyra mekanike e përdorimit të kutive postare u
trajnua disa herë nga grupi, me shpresën se ata e kanë kuptuar
konceptin. Ata performuan këtë ushtrim pa asnjë gabim. RNDOLLAR mendon
se pas kontaktit me agjentin kryesor, t’i mësohen të gjitha këto mënyra
komunikimi, do ta stërmundonte atë në këtë fazë të parë të misionit.
Megjithëse ne e kishim planifikuar ta përfshinim këtë mundësi në fazën e
parë, përsëri menduam të tërhiqeshim nga ky plan me rekomandimin e
kryetarit të grupit. Ai e di më mirë se ne kapacitetin e vëllait të tij.
Për sa i përket paragrafit 12, pika f, mbi udhëzimet e
agjentit, ne shpresojmë se KUBARK (emri i koduar i CIA-s) do të jetë në
pozicion të mirë për të monitoruar trafikun ndërkombëtar të telegrameve,
me origjinë Shqipërinë, të seleksionuara nga agjenti ynë, sipas
udhëzimeve të dokumentit (SGAA 9411, 9 prill 1954).
Për sa i
përket postës, ne shpresojmë se do të kemi mundësinë në USA për të
interceptuar postën që vjen në një adresë të caktuar në USA, nga një
adresë e caktuar në Shqipëri.
Për paragrafin 13 të pjesës së
III, RNDOLLAR iu dha opsioni për këtë çështje. Por, ne mendojmë se ai
nuk do të pranojë që t’i japë kapsulën në ndihmë të vëllait.
Firmosur (emri i fshirë)
Pjesa e Parë
Udhëzime të përgjithshme
Ne
nuk shpresojmë se çdo gjë në këto udhëzime është e re për ju. Qëllimi i
këtyre udhëzimeve është mënyra e organizimit të mendimeve tuaja drejt
qëllimit final, si dhe në theksimi i detajeve për të cilat të gjithë ne
kemi rënë dakord, që ju nuk duhet t’i harroni, në mënyrë që të keni
sukses. Dështimi në këtë lloj pune i atribuohet mosvëmendjes në detaje.
Miku
juaj më i mirë është errësira dhe heshtja. Ju do të infiltroheni në
errësirën e natës gjatë periudhës pa hënë, gjë që ju jep një avantazh të
madh. Shanse që ju të zbuloheni është fakti se komunistët duhet t’ju
kenë dëgjuar dhe jo t’ju kenë parë.
Prandaj ne ju sugjerojmë që të mos qëlloni dhe të mos tregoni pozicionet tuaja sa më gjatë të jetë e mundur.
Nëse ju mendoni se komunistët dinë mbi prezencën tuaj në zonë, duhet të ktheheni sa më shpejt të jetë e mundur në Greqi.
Nëse komunistët janë midis jush dhe kufirit, mundohuni t’i evitoni dhe jo t’i qëlloni duke çarë rrethimin.
Mbajeni
mend, ju do të shkatërroni çdo mundësi për sukses të këtij misioni,
nëse do t’i përdorni armët tuaja. Ju duhet t’i përdorni armët, vetëm si
mundësi e fundit për të mbrojtur veten tuaj. Do t’i përdorni ato vetëm
si mundësi e vetme për të mbrojtur jetën tuaj. Y.
Misioni ynë është shumë më i rëndësishëm, sesa gjuajtja me armë kundër komunistëve të panjohur dhe pa peshë.
Ju duhet të keni një disiplinë shumë të lartë përgjatë ditës. Duhet të lëvizni vetëm në raste të rëndësishme.
Përgjatë ditës duhet të fshiheni në mënyrë sa më të mirë për të mos u zbuluar.
Mos përdorni dylbi gjatë pasdites, kur dielli mund të reflektojë mbi to, mund të shikoheni nga fshatrat përqark.
Mos
pini duhan apo ndizni zjarre gjatë natës. Ju e keni parë përgjatë
stërvitjes, se edhe thëngjilli i një cigareje mund të duket si fanar nga
400 metra larg, natën në errësirë.
Kutitë e mishit, letra higjienike, jashtëqitjet tuaja, çdo gjë duhet të groposet. MOS LINI ASGJË PAS.
Do të keni maksimumin e energjisë, nëse hani në racione të vogla dhe shpesh.
Ne
rekomandojmë një kalim tjetër gjatë daljes jashtë kufirit dhe jo në atë
që përdoret për t’u futur në brendësi. Nëse komunistët e dinë se keni
kaluar kufirin, ata do të vendosin prita përgjatë kalimit.
Ne
nuk e kemi udhëzuar agjentët AIRBRM dhe AIRNAVE mbi qëllimet e këtij
misioni, pasi ata nuk kanë përse t’i dinë këto qëllime. Ne nuk fitojmë
asgjë, nëse ata dinë më shumë se ç’duhet.
Kjo nuk do të thotë se
ne nuk kemi besim tek ata, por është një nga principet e operacionit që
ju është mësuar gjatë trajnimeve.
Ju nuk duhet t’i kërkoni RNDOLLAR informacion për misionin dhe as ai nuk duhet të tregojë.
Nëse
ju do të kapeni, atëherë do të tregoni se jeni trajnuar te “Ferma”
(emër i koduar) dhe jeni transportuar me kamion te FROSINA, ku ju ka
marrë një kamion tjetër dhe ju ka sjellë në kufi.
Pavarësisht
mendimit tuaj personal për grekët, ju duhet të kuptoni se pa ndihmën e
tyre ky operacion nuk mund të jetë i suksesshëm. Ata na japin një ndihmë
të paçmuar në përgatitjen e këtyre operacioneve dhe ju duhet t’i
trajtoni ata me shumë respekt. Çdo problem me ta, si rezultat i fjalëve
apo i veprimeve tuaja, do të shkaktojë largimin tuaj nga operacioni.
Nga
tani dhe deri sa të hyni në kufirin shqiptar ju jeni nën komandën e
Linaughls. Atij duhet t’i bindeni pa asnjë kundërshtim. Ai do të jetë
një ndihmë e paçmuar për ju, pasi ai e njeh shumë mirë kufirin.
Pasi të largoheni prej këtu, AlRBREAD dhe AIKNAVE duhet të ndjekin komandën e RNDOLLAR.
Ekzistenca e juaj varet nga ajo, nëse ju do të veproni si një ekip i vetëm apo jo.
Ju
të gjithë e dini vendndodhjen e kutive postare sekrete. Duhet t’i
markoni (shënjoni) ato në mënyrë që të gjenden edhe pa ndihmën tuaj.
Duhet të jeni në gjendje që të na i përshkruani vendndodhjen e tyre pas
kthimit tuaj në bazë, veçmas nga njëri-tjetri.
Duhet të jeni
shumë të kujdesshëm dhe të mos e nënvlerësoni kundërshtarin. Ata janë
shumë të zgjuar dhe të trajnuar mirë. Ata kanë avantazhin që e njohin
terrenin shumë mirë dhe kontrollojnë zonën.
Ju do të largoheni nesër dhe do të udhëtoni me det. Duhet të qëndroni të fshehur në barkën tonë dhe duhet të keni shumë durim.
Misioni
juaj është i pari për këtë vit dhe shumë veta do ta vëzhgojnë atë më
shumë interes. Të gjithë në ndajmë më ju besimin në suksesin e këtij
misioni.
(Vijon)
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.