VIDEO/ 90 minuta duke dhënë “llogari” në SPAK, ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Pas 90 minutave në në Prokurorinë e Posaçme, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka lënë ambientet e SPAK.

Në një proncim për mediat, i pyetuir se cili ishte shkaku i paraqitjes së tij në SPAK, Leli u shpreh se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli u paraqit mesidtën e sotme pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli “humbi gjurmët” nga skena publike, duke munguar dhe me reagimet e tij në rrjetet sociale.

Dritan Leli u bë i njohur në politikë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës për periudhën 2015-2023. Asokohe ishte i “preferuari” i socialistëve në Vlorë. Mirëpo më vonë për shkak të disa përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve me drejtuesit e saj, ai u distancua nga strukturat e partisë.

Momenti kur Dritan Leli lë ambientet e SPAK: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT