Vetëm dy javë pasi ishte liruar, shqiptari bën “gafën” trashanike! Futi në grupin e WhatsApp ku do të shiste kokainë, oficerin e policisë (EMRI)

Një i ri shqiptar ka përfunduar sërish në burg, vetëm dy javë pasi ishte liruar nga qelitë. Bëhet fjalë për Urim Pomarin, i cili pasi fitoi lirinë, iu rikthye sërish trafikimit të kokainës.
Mediat britanike shkruajnë se Pomari krijoi grup në platformën Whatsupp ku dërgonte oferta për shitje kokaine duke përdorur edhe emoji-n e dëborës si kod për drogën.
Por gabimisht në këtë grup, ai kishte futur edhe numrin e oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.
Oficeri denoncoi rastin dhe efektivët e tjerë bastisën shtëpinë e tij dhe më pas e arrestuan. Poliica gjeti brenda saj, kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.
Ndërsa gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley, përmendi gabimin dhe tha se Pomari “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “budallallëk” faktin që i kishte dërguar mesazh oficerit të provës.
Në fund, Urim Ponari u dënua me 1 vite e 4 muaj burg dhe paratë e gjetura në banesën e tij, do të jepen për bamirësi.