“Vëllai humbi të folurën nga shpërthimet”, gazetarja shqiptare rrëfen traumat nga lufta e Kosovës: Më sulmuan shtëpinë me bomba, menduam se nuk do kishim më jetë

Gazetarja shqiptare nga Kosova, Alba Alishani, e cila prej vitesh jeton në vendin tonë, ka rrëfyer dramat që i ka shkaktuar lufta në Kosovës.

E ftuar në Top Channel, Alishani tha se shtëpia e saj, është sulmuar nga bomba. Po ashtu ajo tha se vëllait të saj i ka ikur e folura nga shpërthimet dhe bombardimet.

Po ashtu gazetarja tha se cikli i luftës në Kosovë, i ka lënë trauma që sipas saj reflektojnë akoma ditën e sotme.

Alba AlishaniMbaj mend me përpikshmëri të frikshme gjithçka çfarë ka ndodhur ato ditë, sidomos ditën e sulmit të shtëpisë time me bomba. Mbaj mend çdo fraksion seksioni, çdo reagim, çdo fjali në vetëmbrojtje, daljen tonë në vrap. Frikën se derisa të zbrisnim në kat të parë, nuk do kishim më jetë. Vëllain tim që ishte vetëm pak muaj dhe nuk kishte nisur të ecte, të cilit i iku e folura nga shpërthimet dhe bombardimet dhe ishte një foshnjë që nuk e dinim a do t’i kthehej normalitetit, pinte vetëm qumësht, dhe qumështin nuk e pranonte më. Mbaj mënd çdo detaj të asaj mbrëmje, që ka qenë shumë e gjatë për të thënë që ishte vetëm një natë. Ai ka qenë një cikël, u besoj ka ndikuar në ecurinë e jetëve tona, të secilit prej nesh, mua, familjarëve të mi dhe të gjithë Kosovës sepse ka pasur ngjarje edhe më tragjike dhe më dramatike se e jona. Unë e them shumë shpesh dhe i jam mirënjohëse zotit sepse them që ka qenë e shkruar, ne në jetë njerëzorë nuk u dëmtuam, megjithatë trauma mbetet dhe reflekton te individi si do që të jetë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT