Irani “bën llogaritë”! Ja cila është shumë e MAJME e dëmeve të shkaktuara nga sulmet SHBA-Izrael

Vlerësimi fillestar i Irait për dëmet nga sulmet SHBA-Izrael, arrin në koston e përafërt prej 270 mijë dollarë, sipas zëdhenëses së qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, duke shtuar se kjo shifër ende nuk është përfundimtare.
“Një nga çështjet që ekipi ynë negociator po ndjek dhe që e kishte ndjekur edhe në bisedimet e Islamabadit është çështja e dëmshpërblimeve të luftës.
Humbjet e Iranit nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit aktualisht vlerësohen në rreth 270 miliardë dollarë”, tha Mohajerani.
Kujtojmë se udhëheqja e Iranit ka përcaktuar një çmim maksimalist për paqen me SHBA-në dhe Izraelin, duke përfshirë një të drejtë të njohur për të pasuruar uraniumin, pagesën e dëmshpërblimeve dhe heqjen e të gjitha sanksioneve.