Ku dallon gripi nga koronavirusi? Pipero: Ja kur quhet vështirësi në frymëmarrje

Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” ka thënë se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Sipas Piperos një nga gjërat që i dallon është vështirësia në frymëmarrje.

“Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën. Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth. U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen. “ tha Pipero.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT