Italia, në rresht të parë për rindërtimin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI), që mbahet në Itali.
Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga vizita, teksa thekson se ky Samit, nën drejtimin e Italisë është një mundësi më shumë për të nxitur angazhime konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që u shoqërua me një bilanc tragjik.
“Solidaritet për shtetin mik Shqipërinë që u godit nga tërmeti. Shqipëria nuk duhet të lihet vetëm në këtë situatë të vështirë pas tërmetit me 51 viktima.
Folëm edhe me Këshillin e Europës për konferencën e donatorëve dhe Italia në këtë iniciativë do jetë në rresht të parë”, është shprehur kryeministri Konte.

Romë – Kryeministri, Giuseppe Conte, i adreson Samitit të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) thirrjen e Italisë mike, për pjesëmarrje dhe angazhim konkret në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 🇦🇱🤝🇮🇹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 19. Dezember 2019

Rama ka postuar edhe një foto me homologun italian, Konte ku shprehet në gjuhën italiane “faleminderit”.

Grazie🙏🇦🇱🤝🇮🇹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 19. Dezember 2019

Në këtë takim, i cili është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme italiane, kanë marrë pjesë 17 vende. 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT