Trumpi zotohet se lufta në Lindjen e Mesme do të përfundojë! Irani nuk ndalet, jep PARALAJMËRIMIN e ri: Do godasim të gjitha bankat e SHBA-së në rajon

Edhe pse Trump është shprehur i sigurt se lufta në Lindjen e Mesme do të marrë fund së shpejti dhe ngushtica e Hormuzit është e sigurtë, disa dronë iranianë raportohet të kenë goditur 3 anije.

Presidenti amerikan ka njoftuar se lufta do të mbarojë së shpejti duke shtuar se Irani tashmë nuk ka më asnjë objektiv për të sulmuar. Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se Irani ka paralajmëruar se janë shënjestruar për t’u goditur të gjitha bankat e SHBA-së që ndodhen në Lindjen e Mesme.

Në ditën e 13-të të luftës, agimi i së enjtes solli një tjetër sulm ndaj një anijeje mallrash pranë Ngushticës së Hormuzit, duke e çuar në gjashtë numrin e anijeve të goditura vetëm në dy ditët e fundit përgjatë korridorit jetësor të transportit detar global.

Nga ana tjetër është raportuar se nga goditja e fundit në aeroportin e Dubait kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Ndërsa bëhet me dije se në 10 ditët e para të luftës kanë mbetur të plagosur afro 140 anëtarë të shërbimit amerikan.

Ditën e djeshme, presidenti iranian dha dritë jeshile për mbarimin e luftës në Lindjen e Mesme duke theksuar se Iranit duhet t’i njihen të gjitha të drejtat legjitime e të dëmshpërblehet për luftën e  hapur nga bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Izraelit.

Por situata ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi sot janë raportuar sulme të reja iraniane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT