Trump për Macron: Nuk është perfekt, por do të na ndihmojë! SHBA kombi më i fortë në botë, s’ia kemi nevojën askujt

Gjatë një konference për shtyp, Presidenti Donald Trump deklaroi se ka biseduar me homologun francez Emmanuel Macron lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit. Trump tha se Franca është e gatshme të ndihmojë në krijimin e një koalicioni për sigurinë e ngushticës, duke e vlerësuar angazhimin e saj me “8 nga 10”.

Ai shtoi se Franca është më e hapur se Mbretëria e Bashkuar për të dhënë ndihmën e saj, ndërsa për performancën e Macron u shpreh se “ka qenë e mirë, por jo perfekte”.

“Kam folur me Macron në lidhje me koalicionin për të hapur Ngushticën e Hormuzit, nga një shkallë nga 0 në 10 do i jepja notën 8, nuk është perfekte, por është Franca, as nuk presim të jetë perfekt. Jam i sigurt se Franca do të na ndihmojë. Gjithsesi ne nuk kemi nevojë për askënd, nde jemi kombi më i fortë në botë. Kemi ushtrinë më të fortë në botë. E kam thënë prej kohësh nëse një ditë do të na duheshin vendet që kemi ndihmuar, jam i sigurt se nuk do të ishin aty për ndihmë, jo të gjithë, por shumica e vendeve e dija që nuk do të na ndihmonin”, tha Trump.

Trump është shprehur se disa vende që SHBA i ka ndihmuar prej vitesh kanë refuzuar të bashkëpunojnë.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme franceze ka sqaruar se nuk ka dërguar aeroplanmbajtëse apo forca detare në Ngushticën e Hormuzit dhe se qëndrimi i saj mbetet mbrojtës, pa ndryshime në angazhimin ushtarak.

Çështja e Ngushticës së Hormuzit ka marrë përmasa ndërkombëtare për shkak të rëndësisë strategjike: rreth 20% e furnizimit global me naftë kalon nga kjo ngushticë, ndërsa Kina siguron mbi 90% të naftës së saj përmes saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT