Mbështetësi i Salianjit, Orest Berberi plas keq ndaj Berishës: Më vjen keq doktor që nuk e mban fjalën! PD nuk duhet të shuhet bashkë me ty (REAGIMI I PLOTË)

Përfaqësuesi i Ervin Salianjit, Orest Berberi ka kritikuar haptazi liderin demokrat Sali Berishën, pasi kur mbërriti për të dorëzuar kandidimin e Salianjit për kryetar të PD ai gjeti derën e selisë blu të mbyllur.

Në një postim të bërë në Facebook-un e tij, Berberi e cilëson Berishën si një person i cili nuk mban fjalën e dhënë, duke shtuar se arsyeja e distancimit të tij nga kryedemokrati është sjellja e këtij të fundit dhe jo personat e tjerë që dyshohet se kanë ndërhyrë.

“Doktor mua dhe ty nuk më ndan Ervin Salianji as Oerdi me Flamurin por fjala jote! Më premtove në sy shumë gjëra jo për mua personalisht as për emrin tim por për Familjen Tonë Politike! Fjale Doktor të cilat jo vetëm që nuk i mbajte por bëre të kundërtën e asaj!” shkruan Berberi në postimin e tij.

Më tej ai nënvizon se dëshira e tij është që Partia Demorkatike të mos shuhet së bashku me kryedemokratin Berisha, duke sjellë në vëmendje shprehjen e famshme të Viktor Hygosë, autori që lideri demokrat preferon.

“Ti Doktor je fans i “Viktor Hygo” dhe besoj se dhe ti e di frazën kur ai shkruan “Kur një njeri bëhet parti, partia vdes bashkë me të.” V.H! E vetmja gjë që unë dua është që Partia Demokratike mos të shuhet bashkë me ty por të jetë nje trashëgimi e gjallë e veprës së Shqiptarëve dhe një tempull Demokracie!” shton më tej Berberi.

Në përmbyllje të reagimit të tij përfaqësuesi i Salianjit thekson se nuk do të merret më me replika të tjera.

Reagimi kritik i Berberit ndaj Berishës vjen 3 ditë pas PD i mbylli derën në momentin e fundit kur ai poi dorëzonte kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar të partisë në fjalë.

Postimi i Orest Berberit: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT