Me tritol në xhep Jurgen Gjonaj u nis për te makina e Oltion Klosit! Kush fshihet pas ngjarjes? DËSHMIA e tij zbulon PRAPASKENAT: Ma kërkoi Renato, kisha borxhe

Jurgen Gjonaj, autori që vendosi tritolin në makinën e Oltion Klosit ka rrëfyer versionin e tij në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 mars të këtij viti, për të cilën ka theksuar se porosinë e dha Renato Balla.

Para hetuesve Gjonaj ka theskuar se ai nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me Klosin, por ishte i detyruar të vendoste tritolin makinës së tij sepse ishte urdhëruar nga Renato Balla, të cilit i kishte një borxh prej 15 mijë eurosh.

Në rast se Gjonaj e realizonte me sukses vendosjen e tritolit, borxhi që ai i kishte Ballës konsiderohej i shlyer.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Gjonaj ka zbuluar se ishte në Mal të Zi, në momentin kur mori telefonatën nga Balla i cili i kërkoi që të kryente me sukses “operacionin” ndaj Klosit.

Referuar dosjes hetimore mësohet se Gjonaj përdori një sasi tritoli C4 të cilin e aktivizoi përmes një fitili zjarr përcjellës, duke shkaktuar kështu shpërthimin e më pas shkatërrimin plotësisht të makinës Benz-Mercedez me targë AA 888 UE, në pronësi të Oltion Klosit.

Gazetari Elton Qyno raporton se në dëshminë e dhënë për polciinë kriminale të Tiranës, Gjonaj rrëfen se si u nis tre herë për të realizuar kërkesën e Ballës, por u detyrua për t’u kthyer.

“Kam shkuar 3 herë dhe jam kthyer sërish nga rruga pasi u bëra pishman për të kryer një krim të tillë. Nuk doja ta realizoja, por e bëra sepse Renato Ballës i kisha 14 mijë euro borxhe, pasi më ka dhënë disa herë drogë për ta shitur në Gjermani” ka treguar Jurgen Gjonaj.

Pasi mori telefonatën për të kryer porosinë e dhënë nga Renato Balla, Jurgeni është kthyer në Shqipëri. Ky i fundit i shoqëruar nga Kristjan Ahmeraman i ka dalë përpara në Shkodër dhe e ka marrë me makinë.

Më tej Gjonaj tregon se Ahmeramani u nis për në Tiranë, ndërsa ai dhe Balla qëndruan në Burrel. Duke shtuar më tej se ai fjeti për dy netë rresht në makinën e Ballës, Gjonaj pretendon se më 8 mars Balla i ka dorëzuar lëndën plasëse për të cilën e urdhëroi që ta vendoste në makinën e Klosit, që ia tregoi me foto.

“Renato ishte se bashku me Kristjan Ahmeraman. Ishin me nje makinë të vogël, ngjyra e kuge, targën nuk ia fiksova. Kur u takuam, hipa në makinë me ata të dy dhe shkuan në Milot. Aty zbritëm dhe morëm një makinë tjetër “Porsche Cayenne” me targë AB 455 TY dhe ikëm në Burrel së bashku me Renaton. Ndërsa, Kristian Ahmerama iku në Tiranë. Kur ikëm në Burrel, unë fjeta brenda në makinë për dy netë. Në datë 8 Mars 2026, Renato Balla para shtëpisë së tij, më dha një sasi lëndësh eksplozivi me fitil dhe më tha se duhet t’ia vendoste një mjeti, duke më treguar foton e mjetit me targa AB 888 UE dhe vendin ku ndodhej, afër “Pati Travel”. Renato, më tha se pasi të mbaronte këtë porosi, do të ishte i larë më borxhin që i kishte atij. Ai kërkoi vetëm dëmtimin e makinës jo në njerëz” shtoi Gjonaj në dëshminë e tij.

Më 8 Mars 2026, Renato Balla e solli Jurgenin në Tiranë, së bashku me lëndën shpërthyese ekslpozivin “C4” të cilën ky i fundit e mbante në qese nën xhup.

Balla, e zbriti Jurgenin tek ish-Dogana, dhe ai iku në këmbë deri tek Terminali i Veriut dhe shkoi takoi Kristjan Almerama, i cili i tha se i kishin gjetur një shtepi, ku do të rrinte.

Në vijim, më  9 mars 2026 në darkë, Jurgen Gjonaj, u takua përsëri me Kristjan Ahmeraman afër shtëpisë së këtij që ndodhet tek rruga e burgut dhe punon tek një bilardo.

Pasi e takoi, Kristjani e njoftoi se duhej të merrte një biçiklete të zezë, e cila ishte e lidhur ngjitur me bilardon dhe i tha me ketë biçikletë do ikte tek makina dhe do i vendoste lëndën shpërthyese eksploziv makinës.

Nga ana tjetër Renato Balla, i ka dhënë dhe një kapuç të zi si tip shalli që ta mbulonte pothuajse të gjithë fytyrën dhe doreza të zeza.

Sipas rrëfimit të Gjonaj më 10 Mars 2026 rreth orës 01:30, Jurgeni, doli nga shtëpia, shkoi mori biçikletën dhe shkoi tek makina e parkuar në rrugën në afërsi të “Pati Travel”.

“Makina me targe AB 888 UE, ishte e parkuar aty. Unë shkova 3 herë pasi u bëra pishman dhe nuk desha ta vendosja lëndën shpërthyese. Por duke qënë se i kisha borxh, Renatos, e vendosa tek goma e parë nga ana e shoferit dhe e ndeza direkt fitilin me shkrepse. Pasi u sigurova se nuk kishte njeri aty, u largua dhe kam shkuar në shtëpinë që më kishin gjetur me qera te Kompleksi Malezian me biçikletë. Aty e lashë biçikletën dhe më pas u largova në shtëpi në këmbë” shtoi më tej Gjonaj.

Gjithashtu autori tregon se ka fjetur një natë në shtëpi dhe më 11 Mars 2026, rreth orës 13:00, njoftoi në telefon Dorjan Hamollin i cili do ta merrte dhe do e dërgponte në afërsi të Tufinës.

“Dorjani, erdhi me një shokun e tij me një mjet BMW dhe e dërguan deri tek “Fundjava Ndryshe”, ku aty do ta priste Renato Balla. Tek vendi ku Drojani e çoi, Jurgeni takoi Renato Ballën, që ishte me mjetin “Porsche” me targe AB455TY dhe ai ndodhej aty me shtetasin Geris Molla. Pasi hipa në mjet, ndalova rrugës për Burrel dhe diku të rruga e vjetër hodha rrobat që kisha veshur. Më pas u larguan për në qytetin e Burrelit dhe aty i ka treguar Renatos se çfarë kishte ndodhur” rrëfeu gjatë dëshmisë së tij Gjonaj.

Ndërsa në lidhje me raportimet se për tritolin ndaj makinës së Klosit e urdhëroi Sabah Nuzi, Gjonaj në dëshminë  e tij ka pohuar se e njihte këtë të fundit. Kur arriti te burgu i Fushë-Krujës ku ky i fundit vuan prej kohësh dënimin me burg, Gjonaj ka pohuar se është përshëndetur me të pasi njiheshin prej kohësh dhe e kishte mik.

Gjonaj ka nënvizuar që tritolin e ka vendosur në makinën e Oltion Klosit vetëm për t’i shpëtuar borxhit prej 14 mijë eurosh që ai kishte borxh si pasojë e pazareve të drogës që ndër vite kishin mbetur gë pambyllura mes tij dhe Renato Ballës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT