Trump kërcënon Iranin: Nëse keni vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, hiqini ato menjëherë ose do të keni pasoja që nuk i keni parë ndonjëherë

Presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në rrjetin e tij social, ka i ka bërë thirrje Iranit që të heqë minat nga Ngushtica e Hormuzit.
“Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, nuk kemi asnjë tregues se e ka bërë, ne duam që ato të hiqen menjëherë.”, shkruan Trump.
Trump mëtej ka kërcënuar Iranin se pasojat ushtarake do të jenë në një nivel të paparë më parë nëse ato nuk hiqen.
“Nëse për ndonjë arsye vendosen mina dhe nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel që nuk e ka parë kurrë më parë.”
Megjithatë, nëse minat që mund të jenë vendosur hiqen, “ky do të ishte një hap i madh në drejtimin e duhur”.
Më herët Irani kërcënoi se do të sulmojë të gjitha anijet amerikane në Ngushticën e Hormuzit me raketa dhe dronë.
Komandanti detar i Gardës Revolucionare paralajmëroi të martën se çdo anije ushtarake amerikane ose e aleatëve të tyre që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë në shënjestër.
Komentet vijnë pasi Sekretari i Energjisë i SHBA-së Chris Ëright tha më parë se Marina Amerikane kishte shoqëruar një anije cisternë nafte përmes Ngushticës, një postim që ai më vonë e fshiu nga X.
“Pretendimi se një anije cisternë nafte kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit me një eskortë ushtarake amerikane është plotësisht i rremë. Çdo kalim i flotës amerikane dhe aleatëve të saj do të ndalet nga raketat dhe dronët iranianë“, shkruan shefi detar i Gardës, Alireza Tangsiri.