Trump i bindur se nuk do ndalet deri sa të mposhtë armikun, nuk harron edhe dy fjalë për paraardhësin: Nën Biden i gjithë planeti do tallej me ne

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një deklaratë mbrëmjen e sotme, tha se është i bindur se nuk e ndalë luftën deri sa të mund armikun që është Irani.
Ai tha se edhe pse djali i Ajatollah Mojtaba Khamenei është emëruar si Lideri Suprem i Iranit askush nuk e ka idenë se kush do e drejtojë Iranin.
Sa i takon politikave të imigracionit Trump tha se “të gjithë njerëzit me paqëndrueshmëri mendore vijnë këtu” dhe se “nën Biden i gjithë planeti do tallej me ne”.
Presidenti i SHBA-së Trump e quajtur një ekskursion të vogël sulmet në Iran sepse duhej hequr qafe diçka të keqe.
“Vendi ynë po ecën shumë mirë. Dua të them, në një nivel që askush nuk e mendonte. Bëmë një ekskursion të vogël sepse ndienim sikur duhej ta bënim për të hequr qafe ndonjë të keqe”, tha presidenti.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pas sulmeve të fundit të ushtrisë amerikane dhe izraelite ndaj objektivave iraniane. Trump ka paralajmëruar se nuk do të ketë marrëveshje tjetër përveç dorëzimit pa kushte të Teheranit, ndërsa ka premtuar se SHBA dhe aleatët do të ndihmojnë në rindërtimin e Iranit pas kapitullimit.