Trump e konsideron rritjen e çmimeve të naftës përfitim: SHBA-ja po fiton shumë nga lufta

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se rritja e çmimeve të naftëas në mbarë botën ka sjellë të goxha të ardhura për SHBA-në.
Trump u shpreh se çmimi marramendës i naftës pësoi një rritje mbi 100 dollarë për fuçi përpara se të binte në 98 dollarë për fuçi, do të ishte i dobishëm për amerikanët që po përballen me rritje të çmimeve të benzinës në pompa.
“Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës në botë, deri tani, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para. Por me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si President, është ndalimi i një Perandorie të ligë, Iranit, nga të paturit e armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në fakt, i botës. Nuk do ta lejoj kurrë që kjo të ndodhë!” shkroi Donald Trump në postimin e tij.
Në një proncim për mediat ditën e mërkurë, Trump njoftoi se do të merrte masa të menjëhershme për çmimet e naftës dhe benzinës, të cilat pësuan rritje të ndjeshme në mbarë botën.
Trump gjithashtu ka dhënë shpresë për mbarimin e luftës për të cilën ka theksuar se së shpejti i gjithë konflikti do të mbyllet.
Ndërkohë nga ana tjetër Irani ditën e sotme ka paralajmëruar se do të godasë të gjitha bankat e SHBA-së që ndodhen në Lindjen e Mesme.