INSTAT ngre alarmin/ Shqipëria drejt plakjes, krahu i punës në emigrim

Shqipëria po shkon drejt plakjes. Bazuar në të dhënat e INSTAT 68% e emigrantëve, i përket moshës më aktive të krahut të punës.

Ndërkohë rreth 1.6 milion persona ose më shumë se një e treta e popullsisë, janë larguar nga vendi që prej vitit 1991.

Plakja e popullsisë sipas INSTAT po rritet me shifra të frikshme, gjë që kërkon marrjen e masave në mënyrë urgjente.

Bazuar në shifrat e INSTAT, nga viti 2011 deri në 2017-ën, 317 mijë persona, kanë kërkuar të largohen nga vendi, shifra të barabarta me boshatisjen e Durrësit dhe Fierit.

Aktualisht në Shqipëri, rreth 1 milion njerëz i përkasin grupmoshës 10-49 vjeç.

Më problematike për INSTAT është largimi i grupmoshës 20-39 vjeç, e cila zë pjesën më të madhe të emigrantëve, ndërsa 71 mijë emigrant janë fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Në regjistrimin e vitit 2011 në Itali dhe Greqi jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë, kurse pjesa tjetër është e shpërndarë në 9 shtete të tjera.

Largimi i krahut të punës ka sjellë efekte negative në fondin e sigurimeve shoqërore dhe zhvillimin e pasurisë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT