“Dita e Kungullit”| Planifikonin sulm terrorist gjatë fundjavës së Halloween-it, disa të arrestuar në Michigan

Disa persona janë arrestuar këtë të premte, më 31 tetor, në Michigan, pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Siç shkruan Associated Press, operacioni i forcave të ligjit u zhvillua në zonën periferike të Detroit-it.

Sipas dy burimeve të informuara mbi hetimin, që folën në kushte anonimiteti për AP-në, autoritetet besojnë se komploti ishte frymëzuar nga ekstremizmi i Shtetit Islamik dhe po hetojnë nëse të arrestuarit janë radikalizuar përmes internetit.

Automjetet e FBI-së dhe policisë shtetërore u panë pranë shkollës së mesme Fordson në Dearborn. Agjentë me bluza të shënuara “FBI” hynin e dilnin nga një shtëpi, ndërsa njëri prej tyre mblidhte çanta letre dhe sende të tjera nga një furgon provash.

“Nuk ka kërcënim aktual për sigurinë publike,” tha zëdhënësi i FBI-së në Detroit, Jordan Hall, duke refuzuar të japë më shumë detaje.

Nuk është ende e qartë nëse grupi kishte mjetet për të realizuar sulmin, por përmendja e Halloween-it e shtyu FBI-në të ndërmerrte arrestimet të premten.

Guvernatorja e Michigan-it, Gretchen Whitmer, tha në një postim në se ishte informuar nga Patel dhe shprehu mirënjohje për “veprimin e shpejtë”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Banorët e lagjes në Dearborn panë nga afër ndërhyrjen e hetuesve. “Është shumë e frikshme sepse kemi shumë të afërm në këtë lagje,” tha Fatima Saleh, fqinja e shtëpisë ku u ushtrua kontrolli policor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT