Makutëri në kohë Koronavirusi, tregtarët abuzojnë me çmimet

Tregtarët e ushqimoreve, fruta-perimeve dhe të farmacive janë bizneset më fitimprurëse nga pandemia e COVID-19 në Shqipëri dhe botë.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe kërcënimeve me gjoba të rënda deri në 1 mln lekë të reja dhe arrestime, njësi të ndryshme nuk tremben dhe vijojnë të abuzojnë me çmimet.

Policia e Durrësit njoftoi se në orët e pasdites ka evidentuar pas sinjalizimit dhe proceduar penalisht dhe masë administrative gjobë 2 tregtarë në zonën e tregut agro-ushqimor të Lagjes nr. 14. Të dyshuarit janë A.D., 47 vjeç dhe A.V., 56 vjeç.

“Këta persona kanë përfituar dhe tjetërsuar çmimet e produkteve ndaj qytetarëve. Hetimet do i ndjekë Prokuroria, për veprën penale fshehja e të ardhurave”, thuhet në njoftim. Deri tani janë penalizuar në gjashtë ditë izolimi mbi 10 tregtarë në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT