Absurdi, Flota Detare shqiptare do drejtohet nga një ushtarak i këmbësorisë
një ushtarak që specialitetin e tij ka forcat tokësore. Qemal Shkurti,
para dy ditësh mbante gradën e Kolonelit, por brenda një dite mori
gradën madhore Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani, ndërkohë që u emërua dhe komandant i Flotës Detare. Ky emërim
vjen në një kohë kur Flota do të ketë “pjesën e luanit” në përgatitjen e
dokumenteve dhe hartave për negociatat me Greqinë në lidhje me kufirin
detar mes dy vendeve, raporton “Shqip”.
Këtë emërim, por edhe të gjithë procesin e përgatitjes së bisedimeve,
e ka cilësuar jo serioz ish-komandanti i Flotës Detare, Kudret Çela. Në
një prononcim për gazetën “Shqip”, kundëradmiral Çela deklaroi se “i
gjithë procesi duhet të bëhet serioz kur të miratohet një ligj i ri për
të gjithë kufirin, i cili duhet të parashikojë qartësisht identifikimin
e të gjithë vijës kufitare tokësore dhe në këtë rast bregdetare dhe në
bazë të tij do të duhet të zhvillohen bisedimet për të lidhur
marrëveshje ndërkombëtare. Po ç’të them në këtë moment, kur situata nuk
është serioze, pasi në krye të Flotës Detare, emërohet një ushtarak i
këmbësorisë”.

–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.