Vendim i ri/ Bonusi me miliona lekë nuk i bind mjekët, arratisen në Gjermani

Në një kohë kur Gjermania është duke marrë mjekët shqiptarë qeveria shton bonusin për mjekët specialistë. Vendimi i qeverisë parashikon se për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë vendos përveç pagës, trajtimin financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Sipas këtij vendimi që vjen në një kohë kur spitalet po zbrazen nga mjekët, vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Bonusi për mjekët ka qenë më i vogël dhe në shumë raste nuk ka funksionuar për shkak se mjekët nuk pranonin të shkonin në rrethe për pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT