Reagon ashpër At Nikolla Marku: Meta përdhosi historinë, Janullatos është antishqiptar

Priftit të kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kreut të kishës ortodokse Anastas Janullatos.Marku e quan këtë akt një turp të madh dhe përdhosje të historisë.Ai thekson ndër të tjera se presidenti Meta ka bërë diçka të pafalshme, saqë mori nje vendim të gabuar, si dhe ne kemi kundërshtuar gjithmonë sepse rregullat e kishës të çdo shteti ndryshojnë.“Është përdhosur historia e shqiptarëve, martire e kishës ortodokse shqiptare janë shumë të shqetësuar atje ku janë brenda, bashkë një zëri ata thonë çfarë po bëhet atje lart mbi ne?

Kush po e rrëmben Shqipërinë? Grekët luftojnë që kishën ortodokse ta kenë gjithmonë të tyren. Ne duam që të shkojë drejtësia në vend, duam që kishën ortodokse shqiptare ta drejtojë veprimtarinë e asaj ta shqiptaret më gjak dhe me gjuhe shqiptare,”shpreht Marku. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT