‘Ha dhe fle vetëm’, rrënqeth infermierja shqiptare në Itali: Nuk i përqafoj dot fëmijët dhe bashkëshortin

Ornela Korreshi, infermierja shqiptare që u bë virale me foton e saj nga spitali i Cremonas në Itali, tregon se situata në vendin fqinj është e vështirë edhe pse të gjithë janë të izoluar në luftën kundër një armiku të padukshëm.

Në intervistën për ABC News, Korreshi shprehet se edhe pse rezulton negative në testet për  Covid-19, ajo nuk mundet t’i përqafojë fëmijët dhe bashkëshortin sepse rreziku ekziston.

“Ha dhe fle në një dhomë të veçuar në shtëpi, pas punës në spital jam në vetëizolim megjithëse mendja është te puna”, thotë ajo mes të tjerash.

Korreshi tregon se pajisjet mbrojtëse janë gjithmonë në dispozicion, ndërsa shumë psikologë qarkullojnë në korridoret e spitaleve, për të mbajtur lart moralin e punonjësve dhe të personave të tjerë, ndërsa konfirmon se nuk ka përzgjedhje dhe racizëm në shpëtimin e pacientëve, as në baza racore e moshore.

Fokusi është vetëm te personat në moshë të re, apo te të gjithë? Këto lajme qarkullojnë nga mediat italiane.

Për mua nuk qëndron, i kam prekur të dyja ekstremet e emergjencës dhe infektivit. Nuk ka dallim moshe, e as racor. Kam parë që përkushtimi është i njëjtë si për pacientin 20 vjeçar dhe atë 80 vjeçar.

Si është një ditë pune në spitalet italiane në këtë kohë, më veçoni një moment që të ka lënë gjurmë?

Kam parë pacientin më të ri, 23 vjeç. Është një “shok” kur e sheh në terapi intensive, në gjëndje kome. Kam dëgjuar mjekun që tha se nuk mundem, duart e mija nuk bëjnë për të intubuar një person 23 vjeçar.

Cilat janë masat mbrojtëse që keni në punë?

Jemi të pajisur me të gjitha, nga A te ZH. Kur punon ti nuk e kupton se çfarë je dukë bërë, çfarë prek. Unë jam ndierë e përkrahur. Kemi psikologë në çdo corridor,që janë në shërbim të të gjithëve, përfshi mjekët dhe infermierët.

Shumë mjekë dhe infiermierë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, keni kontakte me kolegë të prekur?

Është një infiermiere e sallës së emergjencës. Unë kam kontaktuar me të, e kaloi në mënyrë të thjeshtë dhe është rasti i kësaj kolegieje që e njoh personalisht.

Ka shqiptarë të prekur në spitalin ku punon?

Më është dashur që të shoqëroj një familjar. Është ndjesi shumë e keqe kur e bën këtë. Falë Zotit e ka kaluar dhe në spital nuk ka shumë shqiptarë, ka shumë pak shqiptar të infektuar.

Keni përgjegjësi të madhe në spital, kur shkon në shtëpi dhe i rikthehesh punës, çfarë bën gjatë pushimit?

Mendja ime është akoma në spital. Edhe pse bëj një jetë të izoluar, ha vetëm, fle vetëm. Nuk mund t’i përqafoj fëmijët dhe bashkëshortin. Jam negative në për Covid-19 tampon por jam e kujdesshme. Edhe pse negative, rreziku ekziston. Nëse t’i që je duke punuar, ke edhe psikologë pas shpine. Nëse shohin se ke rënie emocionale, ata të vijnë menjëherë në ndihmë. Ju bëj një apel, qëndroni në shtëpi.

91861117_3482030885159408_5760190956624150528_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT