U sulmua nga Mihal Kokëdhima, miliarderi spanjoll jep lajmin e rëndësishëm (FOTO)

Ministri i Turizmit Blendi Klosi takoi spanjollin, Eugenio Galdón, një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë.
Ky i fundit, në muajin gusht u dhunua nga Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit tashmë të shembur, “Panorma” në Porto Palermo të Himarës, pas keqkuptimit për porosinë e dhënë për disa peshq.
Ai deklaroi se kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq, ndërkohë që edhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë të pranishëm.
“Ne gjetëm disa momente këtu në Madrid me zotin Galdon dhe për të vazhduar për t’i njohur me respektin që ai ka për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe po ashtu me sugjerimet e tij shumë të frytshme se si ne mund të ndërtojmë në Shqipëri një biznes të vërtet të marinave dhe të jahteve dhe ta hapim Shqipërinë për më shumë industrinë e turizmit blu po ashtu dhe sugjerimet që ai më dha për të krijuar një moment tjetër për turizmin spanjoll në Shqipëri.
Me familjen Golden padyshim është një kënaqësi që të bisedosh gjithmonë dhe fal tashmë njohjes që ata kanë me Shqipërinë nga buxheti i familjes së tyre nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll ata do të ndërtojnë një shkollë nga shkollat e dëmtuara në Shqipëri gjatë tërmetit të vitit të fundit jo vetëm duke kontribuar me para, por dhe më e mira do të jenë vet në Tiranë për të ndihmuar gjatë punimeve që do të bëjnë në shkollën e re që do të ndërtohet në zonën e prekur nga tërmeti”, deklaroi Klosi.
Ndërsa biznesmeni ka theksuar se do te kthehet me anije të vizitojë prapë vendin tonë.
“Ne donim të hapim një derë dhe gjetëm vendin e duhur. Unë jam shumë i impresionuar për atë që bëtë pas rënies së tërmetit, duke strehuar familjet. Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti. Ka shumë mënyra të çuditshme se ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtet dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur”, tha biznesmeni.