Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion shuan masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa.
Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila thekson se vendimi është marrë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Xoxa ka bërë disa herë kërkesë për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj saj, ndërsa siç është raportuar më herët, ajo është në pritje të ëmbël.