Berati zbulon “asin nën mëngë”, ja kartolina e re për turistët

Rritja e numrit të turistëve vendas dhe të huaj mësohet se është një ndër sfidat kryesore të kandidatit të PS për Bashkinë e Beratit, Ervin Demo.

Përveç kësaj, turizmi do të ndikojë në jetën e beratasve duke rigjallëruar të rinjtë përmes argëtimit dhe duke thyer monotoninë.

Së bashku me dhjetra të rinj të gjimnazeve të qytetit 2400-vjeçar, Demo organizoi këtë fundjavë rafting për 12 kilometra në lumin Osum.

Kjo eksperiencë, sipas Demos, është një kartolinë për qytetin dhe do të shpërndahet tek të gjithë shqiptarët që duan të shijojnë një fundjavë relaksi dhe argëtimi, pastaj edhe tek turistët e huaj që sa do vijnë e do bëhen më shumë.

Reklamimi i bukurive natyrore të qytetit, që ndiqet edhe me hashtaget #ejaneBerat dhe #zbuloBeratin, do të vazhdojë me këto aktivitete çdo fundjavë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT