Shkonte edhe në shkollë edhe në punë, Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun “besnik” të ish-kryepolicit Ilir Proda, e kishte koleg që në Elbasan

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur së fundmi pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarakut, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit.

Burime për mediat konfirmojnë se Bizhga, i cili mori detyrën e kryepolicit përkohësisht pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës, ka kërkuar pezullimin e Shpatarakut, për “moszbatim të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale”.

Sipas të njëjtave informacione mësohet se Shpataraku nuk paraqitej rregullisht në punë pasi paralelisht ndiqte dhe studimet master në Akademinë e Sigurisë.

Ky fakt ka sjellë dhe pezullimin e tij nga detyra, pasi në një prej urdhrave thuhet qartë që studimet master të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës.

Ulian Shpatarku, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit,  thuhet se ishte dhe një ndër zyrtarët më pranë ish-drejtorit tanimë të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës.

Në shkurt të vitit të kaluar, Proda e transferoi atë nga Elbasani për në Tiranë. Shpataraku u lëviz nga detyra e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit vetëm dy muaj pasi ishte emëruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT