E infektuara me Covid-19 në Durrës nuk tregoi që kishte ardhur nga Italia, mjekët që i shërbyen futen në karantinë

Zonja nga Durrësi, e cila edhe zyrtarisht është e konfirmuar si një nga 10 rastet e infektuar me koronavirus ka qenë në Itali tek fëmijët e saj dhe është kthyer në fund të muajit shkurt, për shkak të një fatkeqësie tek një i afërm.

Sipas mjekëve të Durrësit, zonja ka qenë me skedë spitalore, për shkak të probleme të vazhdueshme me shëndetin.

Pasi është paraqitur në spital, ajo fillimisht nuk u ka treguar mjekëve se ka qenë në Itali dhe se është kthyer prej andej në valën e përhapjes së koronavirusit.

Këto fakte janë bërë publike dje në mbrëmje në emisionin “Opinion”, pas të cilave mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se ky është një problem i madh.

Zonja ka pasur probleme me temperaturën dhe kollën, por duke qenë se nuk ka treguar se kishte qenë në Itali, mjekët nuk e kanë parë të arsyeshme që të marrin masa, ose të dyshojnë se mund të ishte e infektuar.

Në mungesë të gjetjes së një diagnoze, atëherë është bërë për të analiza e koronavirusit, prej nga doli pozitiv.

Ndërkohë, stafi mjekësor që i ka dhënë ndihmën shëndetësore, sot ka kryer një vetëkarantinim.

Pas këtij rasti, Spitali i Durrësit ka veçuar mjekët që i kanë shërbyer dhe presin analizat e tyre dhe u janë marrë tamponet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT