“Edi Rama s’është i paprekshëm”/ Çfarë tha kreu i SPAK për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në trafikun e drogës?

Deputeti Klevis Balliu ka pyetur në seancë plenare kreun e SPAK, Altin Dumani në lidhje me hetimet për vëllain e Kryeministrit Rama, Olsi Rama. Altin Dumani u shpreh se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.
Ndërsa më herët, deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani, se përse e kanë shpallur të paprekshëm Edi Ramën.
Altin Dumani tha se për SPAK askush nuk është i paprekshëm ndërsa theksoi se kryhen hetime dhe më pas mblidhen prova e ngrihen akuza.
Dukshëm, Altin Dumani kërcënoi kryeministrin Edi Rama në mes të Parlamentit, ndërsa ky i fundit më herët ka deklaruar teksa fliste për Reformën në Drejtësi, se “mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë.”
Klevis Balliu: Në këtë sallë me 140 deutetë është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënë: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?
Altin Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifilloi hetimet, kreu veprimet e nevojshme dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk u zbuluan autorët e veprës penale dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Policisë së Shtetit.