“Kujtova gjakun e vëllezërve në Kosovë…”, Elvis Naçi refuzon mijëra euro donacione nga serbët

Elvis Naçi, i cili ka mbledhur miliona euro për të prekurit nga tërmeti, deklaroi sonte në News 24 se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para térmétit të 26 nëntorit nga një shtetas serb. Pas térmétit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjåkun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi.

Nga ana tjetër, gjatë vizitës së tij në Shqipëri për takimin e Minishengenit, presidenti serb Vuçiç deklaroi se Serbia do të jetë një ndër tre donatorët më të mëdhenj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT