Sateliti i NASA-s më peshë 600 ton do të godasë Tokën sonte, rreziku për të goditur njerëzit është i ulët

Forca Hapësinore e SHBA-së njofton se anija kozmike Van Allen Probe A, pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës sonte. Pjesa më e madhe e stelitit pritet të digjen gjatë hyrjes, ndërsa pjesët e tjera do të arrijnë në sipërfaqen e tokë.
Sateliti peshon 600 kg dhe rreziku që të godasë njerëzit është i ulët, por nuk shmanget si mundësi. NASA dhe Forca Hapësinore do të vazhdojnë të monitorojnë hyrjen e satelitit dhe të përditësojnë parashikimet.
Sipas The Guardian, rënia e këtyre pjesëve nga hapësira nuk është një fenomen që nuk ka ndodhur më parë, gjatë një periudhe 4vjeçare rreth 5400 ton materiale i kanë mbijetuar hyrjes në atmosferë.
Arsyeja pse Nasa thotë që nuk ka mundësi të prekë njerëzit është se 71% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji.
Një nga rastet e rralla të goditjes nga pjesët hapësinore ndodhi në vitin 1997, kur Lottie williams, nga Tulsa në Oklahoma, u godit lehtë në shpatull nga një copë metali teksa po shëtiste në një park. Fragmenti mendohet të ketë qenë pjesë e një rakete Delta që ishte shpërbërë gjatë rihyrjes në atmosferë.