Sali Berisha i numëron akuzat Ramës: Nga vëllezërit e drejtoreshës së AZHT-së të arrestuar si ushtarë të Suel Çelës, te pengmarrja e biznesmenëve në AKSHI dhe ndërhyrjet e Ergys Agasit

Sali Berisha ka sulmuar këtë të shtunë kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se europianët që e shihnin Shqipërinë se një vend të korruptuar, në fakt duhet të shohin njëherë “shtëpitë e tyre”.

Sipas liderit demokratë, kërcënimi ndaj partnerëve është një shpallosje e stilit enverist të Edi Ramës, në mënyrë që ata, sipas Sali Berishës, të mos i përmendnin drogën që ka mbushur Shqipërinë.

“Ju karakterizua edhe nga një shpalosje e stilit enverist të qëndrimeve të Edi Ramës ndaj partnerëve tanë, të cilët ai i kërcënoi se mos përmendni drogën e Shqipërisë se keni drogën tuaj. Ky akt i turpshëm ishte përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur veten e tij pasi hetimet e agjencive më serioze ndërkombëtare e nxjerrin atë si një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, tha ai.

Në një bashkëbisedim me qytetarët nga selia blu, Sali Berisha i numëroi Edi Ramës akuzat; nga arrestimi i dy vëllezërve të drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, si pjesë e bandës së Suel Çelës, te pengmarrja e biznesmenëve në AKSHI dhe ndërhyrjet e Ergys Agasit.

“Ai ka pritur në zyrë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, Sinaloas së Meksikës. Pasi ka dërguar me avion të posaçëm në Aruba, ministrat apo ka shkuar edhe vetë, këtë nuk mund ta them, për t’u takuar me trafikantë kryesorë;

Pasi ka emëruar ministrat të lidhur këmbë e kokë me trafiqet e drogës dhe i kanë kapur në flagrantë agjencitë e huaja;

Pasi ka dorëzuar territorin dhe lejet e ndërtimit këtyre klaneve me të famshmen Adelajda Roko, zëvendësen e tij në çështjen e territoreve dhe lejeve të ndërtimit, motër e dy vëllezërve, lejtnantë kryesorë të Suel Çelës.

Pasi është kapur në flagrancë me Ergys Agasin e tij që koordinonte bandat dhe kartelet, që për llogari të kunatit të tij merrte peng biznesmenë në AKSHI-n e Lindave të tij, tani Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë”, u shpreh Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT