Mësohen dy emrat e shqiptarëve të vrarë në Siri

Fatin tragjik të popullatës civile në Siri po e ndajnë edhe shqiptarët. Në këtë vend aziatik jetojnë 10 mijë shqiptarë. Pjesa dërmuese e tyre ka qenë e koncentruar në dy lagjet Damaskut pesë milionësh, njëra në pjesën veriore dhe tjetra në atë jugore të kryeqytetit sirian.

Publicisti dhe aktivisti i shquar shqiptar në këtë pjesë të botës, Muhamed Mufaku-Arnauti i ka konfirmuar Radio Dukagjinit se në mesin e shqiptarëve në Siri, pjesa dërmuese e tyre shqiptar te kosoves, ka të plagosur dhe të vdekur.

Sipas Mufakut, deri më tash dihen emrat e dy të vrarëve. Ata janë Munir Arnauti dhe Behlul Arnauti.

Mufaku ka thënë se lagja shqiptare në jug të Damaskut tash është e boshatisur si pasojë e bombardime të mëdha nga ana e regjimit sirian.

Për më shumë, largimi i atyre që kanë mbetur brenda në Siri është vështirësuar shumë, meqë autoritetet nuk lejojnë largimin nga vendi, kryesisht për në Jordani.

Muhamed Mufaku shtoi se nga sot është shtuar përkujdesja e shtetit të Kosovës për qytetarët sirian me origjinë nga Kosova.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka konfirmuar të dhënat e cekura nga Mufaku, përfshirë edhe dy të vdekurit.

Sipas Selimit, tërë këtë situatë e vështirëson fakti se personat e vdekur nuk kanë pasur shtetësinë e Kosovës, por vetëm atë të Sirisë.

Sipas tij, ambasadat e Kosovës në vendet përreth do të jenë të angazhuara në përpjekjet që t’u dilet në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në Siri, ndërsa Mufaku ka parashtruar nevojën e themelimit të një qendre ekskluzive ku do të vinin dhe merreshin informatat për fatin e shqiptarëve në këtë vend aziatik.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT