VIDEO/ Ekzekutimi i Goxhajt, prindërit e tij të moshuar kërkojnë drejtësi mes dhimbjes: E rritëm duke mbledhur lule në mal dhe na e vranë! Sa dilte nga shtëpia, e ndiqnin

Vrasja e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, mbrëmjen e së mërkurës në Memaliaj, ka lënë të tronditur banorët e zonës, të cilët kanë dhënë prononcime për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. I riu ishte fëmija i vetëm i familjes dhe kujdesej për prindërit e tij invalidë.

Gjatë një interviste për Top Channel, të dy prindërit e tij, mes dhimbjes, kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit. I ati, Astrit Goxhaj, u shpreh se e ka rritur djalin mes sakrificave, duke mbledhur lule në mal. Ai tha se arriti ta rrisë, ta bëjë burrë dhe ta fejojë Endrin, ndërsa në fund ia vranë.

Me vuajtje, me punë, me pension. Vija në majë të malit në Gjirokastër dhe mblidhja lule, sherebelë e çaj. Arrita, e bëra burrë, e fejova dhe dje ma vranë. Unë kërkoj drejtësi nga ju, o motër, nga Drejtësia”, tha mes dhimbjes i ati.

Ndërsa e ëma, gjithashtu mes dhimbjes, u shpreh se Endri ishte një djalë për së mbari. Ajo hodhi akuza se të birin e ndiqnin dhe bëri apel për drejtësi.

Djali më doli nga shtëpia dhe ishte djalë për së mbari. Ia shikonin oraret kur dilte dhe e ndiqnin. Unë kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm drejtësi”, tha nëna e tij për Top Channel.

Video Credits: Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT