Rritja e çmimit të hidrokarbureve, gazetari ironizon: Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi është më lirë, pasi këto vende s’kanë naftë

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë, i cili ka kapur vlerën e 220 lekëve për litër, për shkak të luftës që ka përfshirë Lindjen e Mesme prej 24 ditësh.

Në një postim në Facebook, Dervishi shkruan se nafta në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi është më e lirë se tek ne, pasi këto vende s’kanë naftë.

Më tej gazetari shkruan “si çdo pasuri e madhe, edhe kjo paguhet… me çmim luksi”.

Postimi i gazetarit:

Ka tri arsye pse nafta në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi është më e lirë se tek ne:

E para, këto vende s’kanë naftë.

E dyta, fatkeqësisht për ta, nuk kanë as Shpiragun.

E treta, asnjë prej tyre nuk e ka shprehjen “i bëri naftën”.

Ne i kemi të trija.

Dhe si çdo pasuri e madhe, edhe kjo paguhet… me çmim luksi.

Rritja e çmimit të hidrokarbureve, gazetari ironizon: Në

Postimi Dervishit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT