Rritja e çmimeve të naftës, Rama: E pashmangshme, po ndodh në të gjithë botën

Gjatë shënimeve të javës në podkastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te rritja e çmimit të karburantit për shkak të luftës në Iran.
Ai u shpreh se kjo rritje është e pashmangshme dhe se po ndodh në të gjithë botën.
Ai bëri me dije se Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave kanë ngritur një task forcë të përbashkët për rritjen e kontrolleve dhe parandalimin e çdo rritjeje abuzive.