Projekti/ Si shkuan dëm 100 milionë lekë për të mbajtur të pastër Shkumbinin (video)

Shishet plastike duken kudo. Përgjatë lumit ato pluskojnë mbi ujë, ose janë buzë tij.
Ky lum, i cili grykëderdhjen e ka në detin Adriatik është shumë i rëndësishëm për banorët. Përgjatë tij janë ngritur shumë vendbanime, që kanë përdorur burimet e lumit për aktivitete të përditshme.
Për më tepër që ndërsa rrjedh në një luginë të ngushtë, ofron peizazhe fantastike.
Ashtu si lumenjtë e tjerë në vend, edhe lumi Shkumbin është i ndotur dhe ne shumë raste dora e njeriut i kthen ata në vende të mbledhjes së mbeturinave.
Qeveria shqiptare, për ta rikthyer këtë lum të pastër, 4 vjet më parë qeveria shpenzoi mbi 100 milionë lekë për një projekt. Projekti dha rezultat vitin e parë, për aq sa funksionoi, por si çdo gjë, u la pas dore dhe ideja u harrua shpejt.
E tani Shkumbini është rikthyer në një gjendje të mjerueshme, ku derdhen mbeturina, plastikë, të cilat rrjedha i merr dhe i çon në grykëderdhjen në Adriatik, duke i shkaktuar dëme të mëdha natyrës së vendit, e po ashtu edhe turizmit.