Rama i “nevrikosur” me punën e sekretariateve në parti, paralajmëron ndryshime

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS në Durrës, mësohet se kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti.

Sipas burimeve për Euronews Albania, Rama ka deklaruar se sekretariatet e PS nuk funksionon siç duhet dhe se do të ndryshohen rrënjësisht.

Gjithashtu, ai është shprehur gjatë mbledhjes: “Kemi vetëm sekretar të përgjithshëm, pjesa tjetër e sekretariateve nuk funksionon.”

Kujtojmë se gjatë kësaj Asambleje, Rama ka bërë edhe ndryshime në drejtuesit e qarqeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT