Rafineria e Ballshit, Azotiku i Fierit dhe Superfosfati i Laçit; banditizmi që shqiptarët u bënë veprave strategjike: Naftën dhe prodhimet bujqësore do i kishim më të lira

Shkruan Elvin Meka, Zëvendës Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Biznesit në TBU

Nga cikli: Armiku me i madh i shqiptarit eshte shqiptari!

Gjate viteve te komunizmit Shqiperia me dhe pa ndihma e kredi nga aleatet ideologjike arriti te ngreje disa vepra te mirefillta industriale me rendesi tipike strategjike, si: rafinerite e naftes dhe uzina e kombinate te plehrave kimike, pa permendur ketu metalurgjine me ngjyra dhe industrine e lehte e ushqimore dhe ate mekanike, me shtrirje thuajse ne krejt territorin e Shqiperise, pasi kudo duhej jetuar e punuar dhe jo vetem ne Tirane e Durres, sic eshte sot.

Banditizmi me i madh qe i eshte bere ekonomise dhe shoqerise shqiptare nga vet shqiptaret eshte pikerisht shpartallimi kriminal i atyre pak objekteve dhe komplekseve industriale, qe me pak vullnet dhe angazhim financiar mund te rinovoheshin e modernizoheshin, duke i sherbyer strategjikisht ekonomise dhe shoqerise shqiptare.

Konkretisht, varrosja e tre rafinerive te naftes (Ballsh, Fier e Cerrik) dhe Azotikut te Fierit e Superfosfatit te Lacit perben nje nder krimet me te pafalshme qe shqipfolesi i shitur per 40 aspra te fqinjet, i ka bere shqiptareve dhe ekonomise kombetare!!!

Nese do i kishim sot keto vepra nuk do paguanim aq shtrenjt as karburantin e as jetesen e perditshme dhe prodhimet bujqesore e sigurisht do kishim qytete me te jetueshme, me shume standard jetese dhe ekonomi me te forte!

Sot kemi nje ekonomi krejt te deindustrializuar, e cila prodhon masivisht hajdute, gangstere, bandite, trafikante dhe influencera e bigbrotherista me IQ ne nivel qeni!!!

Pa foto:

Rafineria e Ballshit

Rafineria e Fierit

Rafineria e Cerrikut

Azotiku i Fierit

Superfosfatet dhe Laciti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT