PS rrëzoi kërkesën e SPAK, reagon Lapaj: Maskat ranë! Edi Rama me 82 vota i doli kundër drejtësisë

Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku mazhoranca me 82 vota rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit Belinda Balluku, ka reaguar kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhët”, Adriatik Lapaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lapaj akuzon mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se kanë dalë në mbrojtje të abuzimeve kundër drejtësisë.

“Maskat ranë! Edi Rama me 82 vota u rreshtua në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë! Besoj dhe ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se Edi Rama në funksion të pushtetit të vetë është i gatshëm të bëjë çdo gjë,” thekson Lapaj në postim.

Postimi i plotë i Lapajt:

Maskat ranë! Edi Rama me 82 vota u rreshtua në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë! Besoj dhe ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se Edi Rama në funksion të pushtetit të vetë është i gatshëm të bëjë çdo gjë!

A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës?

Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!

Krijimi i një qeverie tranzitore të përbërë nga intelektualë përtej partive me mandat 12 mujor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reformim i Kodit Zgjedhor për demokratizimin e vendit.

Depolitizim i administratës zgjedhore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT