Ministrja e Ekonomisë sqaron se kur do të paguhen “pagat e luftës”

Ministrja e Financae dhe Ekonomisë, Anila Denaj informoi se pagat e luftës do të paguhen brenda këtij muaji.

“Kanë nisur aplikimet. Sot kanë aplikuar 5700 biznese. Pas përfundimit të aplikimit dhe verifikimit të llogarive do të kalojë edhe pagesa”- tha Denaj në “Open” duke shtuar “Pagesa do bëhet në muajin prill dhe do jetë pagesa e prillit. Pagesa që bëhet në maj do jetë e majit maj dhe pagesa që bëhet në qershor është e muajit qershor- tha Denaj.

Ajo shtoi se ka rreth 60 mijë punonjës  dhe rreth 30 mijë biznese.

“Nga llogaritjet tona rezultojnë se kemi rreth 60 mijë punonjës që do ta përfitojnë pagën e luftës. Ndërsa nga niptet aktive kemi 30 mijë biznese. Aplikimi duhet bërë nga bizneset por paga do u kalojë në llogaritë e punonjësve. Biznesi që është mbyllur nga kjo situatë do të përfitojë- tha Denaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT