INSTAT: Profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri

Sektori i financiare dhe i sigurimit janë më të paguarit në Shqipëri para mesatare në keto dy sektor arrin deri në 113,4 % më e lartë sesa mesatarja.
Ndërsa sektori më i keqpaguar është bujqësia.
Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave në raportin për tremujorit të katërt 2018.
“Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 28,6 % më e ulët”-thuhet në raport.
Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit është 40,4 % më e ulët.
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2018, është 52.312 lekë, duke u rritur me 3,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.