“Ndiej keqardhje, kemi raport më të fortë se më parë”, tre deklaratat Edi Ramës për Erion Veliajn! Çfarë theksoi kryeministri në intervistë!

Kryeministri Edi Rama ishte ai që urdhëroi Këshillin Bashkiak të Tiranës për të shkarkuar Erion Veliajn ndërsa deklarata e fundit e kreut të qeverisë i ka shtangur të gjithë.
Kryeministri tha në një intervistë për “Real Story” se ndjen shumë keqardhje për Erion Veliajn ndërsa theksoi se ai po mbahet peng në qeli ndërkohë që mund të hetohej në gjendje të lirë dhe të ushtronte detyrën.
Deklaratat e kryeministrit Rama duken paksa kontradiktore pasi në disa raste thotë që Veliaj duhet shkarkuar, e në disa raste thotë që mund të hetohet në gjendje të lirë. Por jo vetëm kaq. Edi Rama ka theksuar se nëse do të kthehej sërish pas, do të bënte të njëjtën gjë, të shkarkonte Veliajn.
“Ndjej keqardhje të thellë për atë që ai po përjeton. Ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë, është diçka që do e bëja sërish nëse do kthehesha mbrapa. Erioni të largohej nga detyra në pamundësi për ta kryer dhe Tirana mos të mbetej pa kokë.
Tiranës i merret peng njeriu që ka zgjedhur dhe i merret peng e drejta për të zgjedhur. Bëhet fjalë për 1 milionë njerëz që qarkullojnë gjithë ditën.”-tha Rama.