Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës. Kontrollet nisën prej orës 04:00 të mëngjesit dhe zgjatën gati 6 orë, ku mësohet se agjentët e BKH-së mësynë në bazën e të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.Burime bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste, mes tyre edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, por të dy i kanë shpëtuar operacionit të SPAK dhe nuk janë vënë në pranga. Mes 7 urdhër arresteve, 2 prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale u është komunikuar masa në qeli, përfshirë edhe Flodian Plakun i arrestuar në gusht 2025 për vrasjen e Gentian Beqirit.

Ndërsa 3 të tjerë, rezultojnë të arrestuar në Itali e Greqi. Hajrulla dhe Matodashajn, të vetmit që rezultonin në Shqipëri, i shpëtuan operacionit. Në pranga ka rënë edhe një ish-polic Hamëz Demushi, i cili është kapur në Zvicër, si edhe një shef policie, Rezart Kuçi, i cili në Vlorë ka shërbyer më herët si shef krimesh.

Zbardhja e ngjarjeve kriminale ka ardhur fill pas arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si Poli Qorre, për vrasjen e Gentian Bejtjas. Ai është kapur në gusht 2025 dhe gjatë operacionit për arrestimin e tij, SPAK ka sekuestruar disa celularë përmes së cilave ka bërë të mundur zbërthimin e disa bisedave që kanë çuar në zbardhjen e këtyre ngjarjeve kriminale.

Prej kohësh eksponentët kriminalë janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT