Erdogan: Do ndërtojmë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka lajmëruar se do të ndërtojë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezërit turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan, raporton Agjencia e lajmeve “Anadolu”.
Deri tani janë disa shuma të mëdha financiare për ndërtimin e banesave, si ajo e familjes Pacolli me 1 mln euro, Bankers me 1 mln euro, Balfin Group me 1.2 mln euro e jo vetëm.