Arrestohet në Gjirokastër ish ministri i Berishës, përfaqësuesi greqisë Spiro Ksera
TIRANE – Arrestohet ish-ministri i Punës Spiro Ksera në qeverinë “Berisha”. Vënia e tij në pranga është bërë në Gjirokastër, ne fshatin Derviçan ku ai ka lindur. Shqiptarja.com mëson se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ai nuk ka bere rezistence gjate momentit te arrestimit dhe fillimisht eshte shoqeruar ne ambientet e Policise se Gjirokastres, dhe pritet transferimi i tij ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Ish-ministri dyshohet për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në vlerë rreth 30 milionë lekë të reja. Burime nga Prokuroria thane per Shqiptarja.com se Ksera akuzohet t’i kete perfituar keto para permes tenderave fiktive per femijet ne nevoje, romet dhe moshen e trete. Hetimet kishin nisur pas nje kallezimi nga Kontrolli i Larte i Shtetit.
Është hera e parë në vendin tonë që një ish-ministër përfundon në pranga për tu vënë para drejtësisë. Ish-ministri akuzohet për dhënie fondesh për aktivitete fiktive.
Si bashkëpunëtor i tij, dyshohet ish-drejtori i kabinetit Kleves Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për trafikimin e tre personave nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bitro u arrestua në 30 korrik të vitit 2015.
Shqiptarja.com meson se bashke me ministrin jane arrestuar edhe dy persona te tjere, emri i te cileve ende nuk behet i ditur. Nderkohe mesohet se jane shpallur ne kerkim edhe 5 persona te tjere.
Kallezimi nga Ministria e Mireqenis Sociale
Në prill të vitit 2015 Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj ish-ministrit, pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ksera akuzohet për “shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe ankande publike”, gjatë periudhës 2011-2012.
Foto/ Kallezimi i Ministrise se Mireqenies Sociale
*Lajmi në përditësim..