PLAGOSET edhe i biri i Khameneit! Mojtaba i mbijeton atentatit të SHBA-Izraelit

Mediat izraelite kanë raportuar se Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur duke arritur ti mbijetojë një atentati të bërë nga SHBA-Izraeli.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në platformën “X” dhe një artikulli nga media izraelite Ynet.

“Zhvillimi erdhi ndërsa pasiguria vazhdoi mbi procesin e trashëgimisë pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit në sulmin hapës të Operacionit “Roaring Lion”, raporton media.

Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ali Khamenei, konsiderohet si lideri i ri nga Asambleja e Ekspertëve.

Më 3 mars, pas vrasjes së Khameneit, Asambleja e Ekspertëve të Iranit zgjodhi djalin e tij, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Vendimi u mor nga 88 anëtarët e saj pasi selia e Asamblesë së Iranit u godit nga një sulm ajror izraelito-amerikan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT