Pasi “tmerroi” sot Edi Ramën, Sali Berisha lajmëron protestën e radhës në ditën e shënuar për demokratët: E gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga shkallët e selisë blu ka njoftuar protestën e radhës. Lideri i demokratëve, ka bërë me dije se 22 Marsi do të jetë dhe protesta e radhës e forcës politike që ai drejton, një datë kjo simbolike për partinë e tij.
“Më 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore“, tha Berisha, ndërkohë që disa metra larg selisë së demokratëve përmbylli më herët protestën e kësaj të enjte, ku dhe deklaroi se mbështetësit e tij i kishin futur “tmerrin” kryeministrit Edi Rama.
Teksa theksojmë se 22 Marsi, është një datë shumë e rëndësishme për Partia Demokratike e Shqipërisë. Më 22 Mars 1992, kjo parti fitoi zgjedhjet e para pluraliste parlamentare në Shqipëri, duke shënuar ardhjen në pushtet të forcave demokratike pas dekadash të regjimit komunist të drejtuar nga Enver Hoxha.
Kjo ditë simbolizon fillimin e një epoke të re për demokracinë, lirinë dhe integrimin e Shqipërisë drejt botës perëndimore. Për demokratët, 22 marsi përfaqëson fitoren e pluralizmit politik dhe shpresën për ndërtimin e një shteti demokratik.