Paqe për Ramazan me kryebashkiakun që e tradhtoi për Tom Doshin?! Edi Rama fton në iftar Kristian Shkrelin e Vaut të Dejës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë vit traditën e tryezës së iftarit për muajin e bekuar të Ramzanit, duke ftuar politikanë, diplomatë, kryebashkiakë, njerëz të medias dhe personalitete të artit e kulturës, në Pallatin e Kongreseve.

Mirëpo, vëmendje të veçantë në këtë tryezë iftari të organizuar nga kryeministri, ka marrë prania e kryebashkiakut Kristian Shkreli, i cili rreth një vit më parë tradhtoi socialistët për PSD e Tom Doshit, në zgjedhjet e 11 Majit.

Paqe për Ramazan me kryebashkiakun që e tradhtoi për Tom Doshin?!

Edi Rama fton në iftar Kristjan Shkrelin e Vaut të Dejës

“Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!”

Këto ishin fjalët e kryeministri Edi Rama në Vaun e Dejës, në një takim përmbyllës të fushatës së 11 Majit me strukturat atje. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.

Menjëherë pas zgjedhjeve, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Vaun e Dejës dhe i kanë sekuestruar celularin Kristian Shkrelit, shoqëruesit të Tom Doshit, si dhe disa zyrtarëve të Partisë SocialDemokrate.

Kristian Shkreli është zgjedhur kryebashkiak i Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 Majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ai u ka kërkuar banorëve të tij që të votonin për Partinë SocialDemokrate të Tom Doshit.

Lexo edhe: PS e bëri kryebashkiak, Kristian Shkreli mbushi me vota “thesin” e PSD! Edi Rama e paralajmëroi të mos bashkohej me Tom Doshin, SPAK i njoftoi sot akuzat (VIDEO) 

Më 24 Tetor 2025, Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau i Dejës, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe dosja e tij është dërguar për gjykim. Ai akuzohet si person i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Muajt kanë kaluar dhe Edi Rama ka zgjedhur që fjalët e këtij iftari të veçantë të Ramazanit, siç e quajti ai, sepse është i pari i këtij mandati të katërt të tij në drejtimin e Shqipërisë, t’i ilustrojë me vepra duke treguar se di të falë dhe prania e Kristian Shkrelit mes të fuarve të tij është shembulli.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT