Pas takimit që bëri bujë në Tiranë, Rama dhe ambasadorja e SHBA rishfaqen në Greqi! Momenti kur kreu i qeverisë i hedh dorën në qafë (PAMJE)

Përgjatë datave 21 dhe 23 prill, kreu i qeverisë shqiptare ndodhej në shtetin fqinj, Greqi, ku dhe mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit. Gjatë qëndrimi të tij, Rama zhvilloi një sërë takimesh zyrtare, përfshirë edhe një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, takim i cili erdhi pas një periudhë tensionesh dhe mosmarrëveshjesh të vitit të kaluar.

Megjithatë, përtej axhendës diplomatike dhe shtrëngimeve të shumta të duarve në forum, vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, ata shfaqen të buzëqeshur, ndërsa kryeministri Rama i ka hedhur dorën në qafë ambasadores.

Pas takimit që bëri bujë në Tiranë, Rama dhe

Edi Rama dhe ambasadorja Kimberly Guilfoyle

Ky moment ka ngjallur reagime dhe komente, duke u bërë pjesë e diskutimeve publike, sidomos duke pasur parasysh edhe takimin e mëparshëm mes tyre në Tiranë më 11 mars, i cili u komentua gjerësisht në mediat shqiptare, por jo vetëm.

Videoja e hyrjes në Kryeministri gjatë vizitës së marsit bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi natyrën dhe qëllimin e asaj vizite.

Vetëm pak ditë pas këtyre zhvillimeve, media greke Kathimerini publikoi një artikull që trajtonte investime dhe plane të përbashkëta mes tre vendeve, Greqisë, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas artikullit, bëhej fjalë për një investim me rëndësi në territorin shqiptar, konkretisht në qytetin juglindor të Bilishtit, i cili përmendet si pjesë e projekteve të ardhshme strategjike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT