Grafiku/ Shifrat në rritje, rrezik regresi, çfarë paralajmëron biologu Ruka

Shifrat e ditës së premte flasin për rritje të numrit të të prekurve dhe për të këtë biologu Ethem Ruka e sheh si një regres që do të ndikojë dhe do të bëjë më të paparashikueshëm situatën e pandemisë në Shqipëri.

“Nëse do të vazhdohet kështu, në ditët në vijim mund të kemi regres në vend te progresit. Nese do te ruhej perqindja e sherimit me 2% ne dite, siç ka ndodhur nga datat 6-16 prill, infeksioni teorikisht do të vinte drejt shuarjes për 21 ditë”, shkruan Ruka në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Sot për fat të keq rezultatet bënë regres duke ulur në 1% numrin e të shëruarve dhe duke e rritur me 1% numrin e pacienteve aktiv ose të infektuar. Gjatë periudhës 7-17 prill vihet re që rezultatet e infektimeve ditore kanë luhatje të mëdha.

Në tre ditët e fundit numri i të infektuarve po qëndron relativisht i lartë. Të infektuarit e deklaruar sot janë infektuar duke filluar nga data 3 prill, pra brenda periudhës së karantinimit.

Image may contain: text that says "17 PRILL VIKTIMA; 26; 5% AKTIVE; 230; 43% TE SHERUAR; 283; 52%"

Nëse do të vazhdohet kështu, në ditët në vijim mund të kemi regres në vend te progresit. Nëse do të ruhej përqindja e shërimit me 2% ne dite, siç ka ndodhur nga datat 6-16 prill, infeksioni teorikisht do të vinte drejt shuarjes për 21 dite. Me ndryshimet regresive që ndodhen sot, çdo parashikim bëhët shumë i mjegullt. Shqipëria nuk është aspak një vend COVID-FRË. Le të shpresojmë se do të jetë më mirë për ditët në vijim. Gjithçka varet nga përgjegjshmëria e qytetarëve.

No photo description available.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT